Flash News

POLITIKOFF

Einxhel lë shtëpinë e “Big Brother Vip”, i nënshtrohet ndërhyrjes pasi u rrëzua

Einxhel lë shtëpinë e “Big Brother Vip”, i

Einxhel Shkira ka pësuar një aksident mbrëmë pas mesnate pasi po argëtohej me banorët e tjerë me një nga pupët e rrumbullakët në shtëpinë e BBV.  

Në fillim ajo ka qëndruar në shtëpi pas ndihmës së parë mjekësore dhe në mëngjes, Einxhel ka lënë shtëpinë për një trajtim më të specializuar.  

“Vëllai i Madh” në fillim u ka komunikuar se ajo po bënte ekzaminimet e nevojshme dhe që më pas do të kthehej në shtëpi por para disa minutave, banorët kanë marrë njoftimin tjetër se Einxhel do i nënshtrohet një ndërhyrjeje. Sipas komunikimit të “Vëllait të Madh”, Einxhel është e monitoruar me kamera dhe asistentët e produksionit janë tërë kohës me të. Po ashtu, deri tani komunikimi se ajo do të rikthehet në shtëpi, ngelet ende në fuqi dhe situata se si do të vijojë do të shihet në orët në vijim. 

Banorët e tjerë sigurisht që janë të shqetësuar dhe i kanë uruar shërim sa më të shpejtë Einxhelit dhe kanë thënë fjalë inkurajuese për të. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit