Flash News

POLITIKOFF

Einxhel emocionon me historinë e saj dhe tregon pse nuk donte të ikte në shtëpi: Kujt t’i shkoja, nuk i kanë kushtet

Einxhel emocionon me historinë e saj dhe tregon pse nuk donte të ikte

Pas një operacioni të ndërlikuar në krah - të cilin e theu në shtëpinë e BBV teksa luante me banorët e tjerë, Einxhel Shkira është kthyer në shtëpinë e famshme dy ditë më parë. 

Për Einxhel po kujdesen dhe banorët e tjerë, të cilët kanë pranuar njëzëri që Einxhel të kthehet se do të kujdesen ata për të. 

Teksa bisedonte me Beniadën dhe Monikën ajo ka zbuluar pse nuk do të donte të shkonte në shtëpi në këtë gjendje. 

‘’Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin edhe mua.. Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi, kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një’’, ka thënë Einxhel. 

Të fundit