Flash News

POLITIKOFF

Einxhel sqarohet me Beatrixën por shpreh zhgënjimin për Donaldin: Më vjen për të vjellë

Einxhel sqarohet me Beatrixën por shpreh zhgënjimin për Donaldin:

Pas spektaklit të së martës, në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë ndodhur disa debate dhe pakënaqësi për shkak të zinxhirit të shpëtimit që la në fund Dagzin dhe Einxhel, të cilët shkuan direkt në nominim dhe më pas Dagz u votua për të lënë shtëpinë e BBV.

Einxhel është zhgënjyer nga Donaldi që nuk shpëtoi Dagzin, pasi konsideroheshin si vëllezër. Po ashtu, Dagzi nuk u shpëtua as nga Beatrix dhe Monika, dy persona të tjerë shumë të afërt të Dagzit. 

Prandaj, Einxhel dhe Beatrix kanë nisur të sqarohen pas situatave të ndodhura në shtëpi pas largimit të Dj Dagz. Einxhel i ka thënë Beatrix se nuk e ka pranuar faktin që nuk e ka parë në sy disa ditë duke e shmangur, ndërsa Beatrix ka pranuar se ka qenë e mërzitur me të dhe Donaldin. 

Më pas Einxhel i ka pohuar Beatrix se ia ka shpifur veprimi i Donaldit, i cili shpëtoi Tanin përpara Dj Dagz. “Më vjen për të vjellë nga kjo që ndodhi”, është shprehur Einxhel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit