Flash News

POLITIKOFF

"Ej, kryeministër, a punon sateliti", Mimoza Ahmeti i bën Edi Ramës kërkesën e pazakontë

"Ej, kryeministër, a punon sateliti", Mimoza Ahmeti i bën
Poetja dhe shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti i ka drejtuar një kërkesë të pazakontë kryeministrit Edi Rama gjatë qëndrimit të saj në spektaklin “Ferma VIP”, duke kërkuar ndihmë për një situatë krejt ndryshe nga politika.

E vendosur në vështirësi për të përfunduar një sfidë brenda fermës, ajo i është drejtuar Ramës me humor, duke i kërkuar që të përdorë edhe satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” për të lokalizuar lepujt e saj.

“Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet pak lepujt e mi? Jam ngel minus, s’po i kap dot. Lësho satelitin, ku janë, fap fap, t’i lokalizojmë,” është shprehur ajo me ironi.

Por kërkesa e saj nuk është ndalur këtu. Ajo ka kërkuar gjithashtu edhe dokumentacion zyrtar për kafshët përmes sistemit e-Albania.

“Dua certifikata për lepujt, me e-Albania, t’i nxjerr identitetet. Shtatë certifikata më duhen, se s’di kë po kërkoj, me identitet të panjohur,” ka shtuar ajo me humor.

Deklaratat e saj janë shoqëruar me të qeshura brenda fermës, duke u kthyer në një nga momentet më të pazakonta të spektaklit.

Të fundit