Flash News

POLITIKOFF

Ekipi serb i basketbollit refuzon të mbajë flamurin kundër luftës në Lituani

Ekipi serb i basketbollit refuzon të mbajë flamurin kundër

Gjatë ndeshjes të së dielës në Euroligë midis "Žalgiris Kaunas" dhe "Crvena Zvezda" të Beogradit, skuadra serbe refuzoi të mbante flamurin qw shkruante "stop luftës".

Duke qëndruar i pari në radhë, lojtari serb Nikola Kalinić kryqëzoi duart dhe nuk pranoi të merrte banderolën. Gjesti u prit me zhurmë të madhe në arenën "Žalgiris" të Kaunas.

Aaron White, një lojtar amerikan në 'Crvena Zvezda', tha se ekipi ishte udhëzuar "të mos prekte flamurin". Në një postim në Twitter të dielën, ai tha: "Dua të bëj të qartë se nuk e mbështes luftën dhe dua paqen në botën tonë".

Serbia është një nga vendet e pakta në botë që ka mbajtur mitingje pro luftës që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Žalgiris Kaunas ka mbajtur banderolën "stop luftës" me ngjyrat kombëtare të Ukrainës përpara fillimit të çdo ndeshjeje në Euroligë.

Të fundit