Flash News

POLITIKOFF

Ekosistemi 'SmartThings' që të jep kontroll më të mirë me pajisjet që keni të lidhura

Ekosistemi 'SmartThings' që të jep kontroll më të

Një nga tiparet e spikatura të ekosistemit 'SmartThings', u mundëson përdoruesve të Galaxy të lokalizojnë telefonat inteligjentë Galaxy, tabletët, orët inteligjente dhe kufjet shpejt dhe me lehtësi duke përdorur teknologjitë Bluetooth Loë Energy (BLE) dhe ultra-broadband (UËB). Mund të ndihmojë gjithashtu në gjetjen e sendeve personale si çelësat, çantat dhe biçikletat që kanë të bashkangjitur një nga pajisjet e vogla të Samsung me Bluetooth, Galaxy SmartTag.

Ekosistemi 'SmartThings' që të jep kontroll më të

Përdoruesit e  SmartThings Find mund të ndihmojnë të tjerët të gjejnë sende të humbura duke zgjedhur përmes aplikacionit SmartThings. Që nga lançimi i tij në tetor 2020, më shumë se 70 milion pajisje janë regjistruar dhe me një miratim të shpejtë, 700 milion përdorues të Galaxy mund të marrin pjesë në rrjetin SmartThings Find, duke e bërë atë një nga shërbimet e gjurmimit me rritjen më të shpejtë në botë.

Ekosistemi 'SmartThings' që të jep kontroll më të

SmartThings Find është përmirësuar me karakteristika të reja të sigurisë dhe komoditetit

Ekosistemi 'SmartThings' që të jep kontroll më të

Njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin SmartThings Find për të ruajtur sendet të tyre më të rëndësishme. Në fakt, mbi gjysma e përdoruesve të Galaxy SmartTag e lidhin atë me çelësat e shtëpisë ose çelësat e makinës, duke vijuar me çantat e shpinës, kuletat dhe biçikletat.

 

Të fundit