Flash News

POLITIKOFF

Elhaid Cufi i përgjigjet Iva Tiços dhe të gjithë atyre që nuk e konsiderojnë "poet"

Elhaid Cufi i përgjigjet Iva Tiços dhe të gjithë atyre

Të dielën, i eliminuari i parë i "Big Brother Vip", Elhaid Cufi ” ishte i ftuar në “Fan Club”. Ndër të tjera, në këtë studio ndodhi një debat mes opinionistës së këtij emisioni dhe Elhaidit, ku gazetarja Iva Tiço i tha se sipas mendimit të saj, Elhaidi nuk është poet, por një shkrimtar urban.

lhaid ka qenë dje i ftuar në “Pardon My French” në “Top Albania Radio” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo, ku ai ka folur rreth kësaj çështjeje. I pyetur nga Jonida nëse e konsideron veten poet, shkrimtar apo influencer, ai tha se e konsideron veten një shpirt të lirë.

“Si Iva kam marrë edhe përshtypje të tjera të njerëzve që kanë lexuar vetëm një frazë timen të shpërndarë diku por nuk kanë hyrë më thellë për të lexuar atë që kam shkruar. Unë kritikat ua pranoj njerëzve nëse marrin librat e mi i lexojnë dhe i analizojnë dhe japin një analizë të mirëfilltë të asaj që kam shkruar. Nëse dikush thotë se shkruan shkurt dhe nuk di të shkruash gjatë unë thjesht e marrë me sportivitet.”

Në fund, Elhaidi e mbylli duke thënë se është zgjedhja e tij se çfarë poston në rrjetet sociale. Ai tha se ka zgjedhur t’i përdorë ato për të shpërndarë pozitivitet dhe dashuri.

Të fundit