Flash News

POLITIKOFF

Elhaida Dani këndoi në 'Fest 61' pak orë pas humbjes së familjarit të saj: Shpirti është copëtuar

Elhaida Dani këndoi në 'Fest 61' pak orë pas humbjes

Elhaida Dani është rikthyer mbrëmjen e djeshme në "Festivalin e Këngës", ku performoi me Gjergj Kaçinarin "Natën Vonë", hitin e kënduar dikur nga Vaçe Zela.

Mirëpo, kjo dalje në skenë nuk ka qenë aspak e lehtë për artisten e cila para performancës humbi dajën e saj. Kjo u nënvizua edhe nga moderatorja Arbana Osmani e cila u shpreh se dalja e saj në skenë nuk ishte fare e thjeshtë, pasi pak më herët Elhaida humbi dajën e saj në një aksident rrugor në Shkodër.

"Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është coptuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e mëdhenj si Elhaida nuk e zhgënjejnë publikun dhe paraqiten pavarësisht dhimbjes për të kënduar”,- u shpreh ajo.

Përtej humbjes së madhe dhe dhimbjes që i lexohej në fytyrë, Elhaida u tregua preofesioniste dhe artiste e vërtetë duke shoqëruar Gjergjin në skenë.

Të fundit