Flash News

POLITIKOFF

Elia Zaharia dhe Princ Leka publikojnë foton e parë të vajzës së tyre

Elia Zaharia dhe Princ Leka publikojnë foton e parë të

Me 22 tetor të këtij viti, Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të parë me një vogëlushe së cilën e quajtën me emrin e stërgjyshes, Geraldine.

Ky lajm u pasqyrua dhe në mediat e huaja, si ajo britanike "Daily Mail" e shumë të tjera.

Ndërsa sot, çifti kanë publikuar portretin e  bijës së tyre për herë të parë.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, kanë shkruar Elia dhe Princi Leka përkrah fotove.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Të fundit