Flash News

POLITIKOFF

ELLE për artistën shqiptare: Dua Lipa liberalizon shtetin më të ri të Evropës

ELLE për artistën shqiptare: Dua Lipa liberalizon shtetin më

Dua Lipa dhe festivali ‘Sunny Hill’ janë komentuar nga pothuaj të gjitha mediat prestigjioze ndërkombëtare. E fundit që ka shkruar një artikull të gjatë për këngëtaren me origjinë shqiptare është revista ‘Elle‘, e cila i ka kushtuar artistes me famë botërore një artikull me titull: “Dua Lipa liberalizon shtetin më të ri”.

‘Nëse mund ta dallonit Tokën nga udhëtimi retro galaktik në kopertinën e albumit ‘Future Nostalgia’ të Dua Lipës dhe e zmadhoni drejt Evropës, pastaj në jug në Kroaci dhe më tej në zemër të Ballkanit, atje, në Prishtinë, Kosovë, në një natë të ëmbël vere në gusht, do të gjeni Dua Lipën në skenë, në shtëpi’ – e nis shkrimin prestigjiozja Elle duke përshkruar më pas të gjitha detajet e një festivali që ka marrë një vemendje të jashtëzakonshme mediatike.

ELLE për artistën shqiptare: Dua Lipa liberalizon shtetin më

‘Kosova është vendi më i ri në Evropë. Ajo ka gjithashtu një nga popullsitë më të reja, nën 25 vjeç. Si pjesë e ish-Jugosllavisë, vendi pësoi një luftë të përgjakshme nga viti 1998 deri në 1999, duke fituar pavarësinë nga Serbia vetëm në vitin 2008. Ndërsa Gen Z dhe kosovarët u rritën në vitet pas luftës, ata e ndjenë peshën dhe jehonat e saj’ – shkruan ‘Elle’ më tej.

Duke iu rikthyer historisë së familjes Lipa, Elle tregon se ajo u largua nga Kosova para kulmit të luftës, duke u zhvendosur në Londër, ku lindi Dua, në vitin 1995. Megjithatë, ajo dhe familja e saj u kthyen në Prishtinë kur Lipa ishte 13 vjeçe dhe ajo jetoi atje për dy vjet para se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj.

Për festivalin, ‘Elle’ shkruan se ai ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm. ‘Kur Lipa doli në skenë me një kostum rozë, i cili ishte dizajnuar posaçërisht për festivalin, tërhoqi vëmendjen e gjerë mediatike. Ajo u foli fansave në gjuhën shqipe: “Është një ëndërr e madhe për mua të jem këtu dhe të bëj këtë lloj festivali me familjen time, me miqtë e mi dhe me gjithë këta njerëz që më mbështesin kaq shumë. Faleminderit shumë të gjithëve. Faleminderit për këtë natë të veçantë.”

Sunny Hill është me të vërtetë një rast i veçantë. Është festivali më i madh muzikor në zonë dhe arriti një shitje rekord biletash këtë vit. “Kam pritur për Sunny Hill për dy vjet,” thotë Vesa Mehmeti, 18 vjeçe, me buzëqeshjen e saj të ndritshme sa shkëlqimi i syve të saj. “Ne nuk kemi asgjë tjetër të tillë.”

Të fundit