Flash News

POLITIKOFF

Elon Musk humbet 13 miliardë dollarë brenda 24 orëve

Elon Musk humbet 13 miliardë dollarë brenda 24 orëve

Së fundmi pasuria e Elon Musk ka pësuar një goditje të rëndë duke rënë me 13 miliardë dollarë në vetëm 24 orë. Në të njëjtën ditë kur raketa Starship e SpaceX shpërtheu në ajër pas lëshimit, edhe kompania e tij, Tesla, e makinave elektrike raportoi të dhëna tejet zhgënjyese në tremujorin e parë. Aksionet e Tesla-s ranë me 9,75% dhe fitimet me 20%.

Rënia që pësoi pasuria e Musk ishte humbja më e madhe që ai ka pësuar gjatë këtij viti. Megjithatë, edhe pse ai tashmë ka 13 miliardë dollarë më pak, pasuria e tij neto llogaritet në 164 miliardë dollarë. Ai renditet ende i dyti në listën e më të pasurve të botës, me Bernard Arnault që kryeson listën. Në anën tjetër, shkatërrimi i raketës Starship nuk është vlerësuar si një dështim nga Musk. 

Elon Musk humbet 13 miliardë dollarë brenda 24 orëve

Së fundmi rikujtojmë se miliarderi ka shprehur se qeveria duhet të jetë gati të ndërhyjë nëse inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit. Gjatë pjesës së dytë të një interviste me prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Musk tha se do të ishte veprim i zgjuar nëse qeveria krijon një lloj plani ku mund të mbyllë qendrat e shërbimit që fuqizojnë programet e Inteligjencës Artificiale (AI).

Të fundit