Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Elon Musk ndryshon sërish mendje, tani do që ta blejë Twitter-in (pasi hoqi dorë njëherë)
Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen sa i takon blerjës së Twitter-it. Ai tani deklaron se është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për blerjen e kësaj platforme të medias sociale.
Buying Twitter is an accelerant to creating X, the everything app
— Elon Musk (@elonmusk) October 4, 2022
Në një letër dërguar kësaj kompanie, Musk shprehet dakord të paguajë çmimin që kishte ofruar disa muaj më herët, përpara se të tërhiqej nga akordi. Ky ndryshim i qëndrimit vjen vetëm disa javë para se të dyja palët të përballeshin në gjykatë lidhur me këtë çështje. Gjasat ishin të mëdha për Twitter-in që ta fitonte procesin gjyqësor.
Përfaqësuesit e kompanisë e paditën Musk-un, për ta detyruar të vazhdonte me marrëveshjen për blerjen e kompanisë, ndërsa ishin të favorizuar. Në letër, avokatët e Musk-ut, informuan se ai dëshiron që të vazhdojë me përfundimin e transaksionit dhe se ka kërkuar t’i jepet fund betejës ligjore. Një zëdhënës i Twitter-it tha se kompania pranoi letrën dhe planifikon që të mbyllë marrëveshjen me çmimin prej 54.20 dollarë për aksion, aq sa kishte ofruar Musk në muajin prill. Ky vendim i Elon Musk-ut bëri që aksionet e Twitter-it të rriteshin me më shumë se 20 për qind apo 52 dollarë për një aksion. Por, vlera e një aksioni është më e ulët se çmimi që Musk ka ofruar.
Kur fillimisht shpalosi dëshirën e tij për ta blerë Twitter-in për 44 miliardë dollarë, ai pati thënë se dëshironte të hiqte llogaritë e rreme e ta ruante platformën si një vend për lirinë e shprehjes. Por, miliarderi u tërhoq nga blerja e kompanisë vetëm disa javë më vonë, duke deklaruar se ka shqetësime se numri i llogarive të rreme në platformë është më i lartë nga sa Twitter ka raportuar. Drejtuesit e Twitter-it i hedhin poshtë këto akuza, duke argumentuar se Musk, personi më i pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 220 miliardë dollarësh dëshironte që të tërhiqej nga marrëveshja për blerjen e platformës për shkak të çmimit. Akuzat reciproke u pasuan nga një rënie e madhe e vlerës së aksioneve të teknologjisë, përfshirë edhe të Tesla-s, kompanisë që prodhon makina elektrike e që është në pronësi të Elon Musk-ut.