Flash News

POLITIKOFF

Elon Musk thotë se Twitter do të fshijë profilet joaktive

Elon Musk thotë se  Twitter do të fshijë profilet joaktive

Shefi i Twitter Elon Musk, ka njoftuar së fundmi se ky rrjet do të heqë llogaritë që kanë qenë joaktive prej disa vitesh. Musk shtoi se përdoruesit mund të vënë re një rënie të ndjekësve. Sipas politikës së Twitter, përdoruesit duhet të hyjnë në llogarinë e tyre të paktën një herë në 30 ditë për të shmangur heqjen e përhershme për mosaktivitet të zgjatur.

Në fillim të këtij muaji, Musk “kërcënoi” të transferonte llogarinë e Radios Kombëtare Publike në Twitter te një kompani tjetër, pasi transmetuesi publik ndaloi postimin e përmbajtjes në 52 kanalet e tij zyrtare në Twitter, në shenjë proteste ndaj një etiketimi në Twitter që nënkuptonte përfshirjen e qeverisë në përmbajtjen e tij editoriale. Muajin e kaluar, Twitter hoqi shenjën e kaltër nga profilet e mijëra njerëzve, duke përfshirë të famshëm, gazetarë dhe politikanë të shquar. Musk e bëri verifikimin e llogarisë pjesë të abonimit Blue të Twitter, një veprim që ai tha se do të adresonte problemin e llogarisë së botit të rrjetit social. Miliarderi i teknologjisë rikujtojmë se do t’u ofrojë së shpejti përdoruesve të Twitter mundësinë që artikujt e gazetave t’i blenë.

Elon Musk thotë se  Twitter do të fshijë profilet joaktive

Të fundit