Flash News

POLITIKOFF

Elsa Lila do të konkurrojë në Festivalin e RTSH-së, kënga mban titullin me emrin e vajzës së saj

Elsa Lila do të konkurrojë në Festivalin e RTSH-së,

Këngëtarja e njohur Elsa Lila pas daljes nga burgu në Itali do rikthehet në Shqipëri, ku do të konkurrojë në festivalin e edicionit të 61-të të 'Festivalit të Këngës' në Radio Televizionin Shqiptar.

Në listën e publikuar nga RTSH me listën pjesëmarrëse të artistëve në këtë festival dhe këngëve të tyre,vërehet edhe emri i Lilës dhe këngës që ajo do këndojë.

Kënga e titulluar Evita, është emri i vajzës së këngëtares. Elsa Lila jetonte në Romë dhe u arrestua në kuadër të një operacioni kundër narko-trafikëve më 16 mars në Itali.

Këngëtarja e cila akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës, u lirua më 10 maj të këtij viti. Pas lirimit Lila duket se do i rikthehet sërish muzikës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Të fundit