Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm dhe tregon përjetimet e saj

Elsa Lila erdhi nga Roma në Tiranë, për një intervistë ekskluzive me Mira Kazhanin, ku ndër të tjera, foli edhe për arrestimin nën akuzën se mbante llogaritë e një rrjeti trafikantësh në Itali.
Këngëtarja nuk tregoi asnjëherë për momentin e shumëpërfolur, por këtë herë, në podkastin “Zë me Mirën”, rrëfeu përvojën e saj.
Mira e pyeti pikërisht për atë moment të vështirë të jetës së Elsës dhe këngëtarja u shpreh:
“Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh”, kujtoi Elsa.
“Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni, në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu? Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës sime. Çdo gjë ishte absurde. Pra, nuk gjehet asgjë në shtëpinë time. Nuk gjehet asgjë në telefonin tim. Nuk gjehet asgjë përsa i përket figurës sime. Nuk kishte asgjë në lidhje me figurën time, por përsëri ata duhet të ekzekutonin urdhrin për të më çuar atje ku më çuan”.
Këngëtarja tha se periudha e izolimit ishte gati kafshërore dhe më pas, tregoi edhe për komunikimin e parë që kishte në 2 muaj:
“Komunikimi i parë…Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam rreshtur së e thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”! Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë. Përse jam këtu?”. “Do të ta shpjegojmë kur të vijë avokati yt!” (përgjigjeshin), tha Elsa.
Ajo tregoi se nuk kishte avokat dhe se e kishte takuar avokatin e çështjes pas 3 javëve:
“Unë nuk kisha avokat. Jam futur atje brenda pa avokat, sepse kurrë në jetën time nuk më është dashur një avokat për jetën që kam bërë. Nuk kam pasur nevojë. Avokatin e kam takuar pas tre javëve. Është një rast i rrallë, sepse zakonisht më tregojnë se kur ndodhin këto gjëra, avokati ka të drejtë të shkojë të takojë klientin e tij menjëherë. Unë e kam takuar pas 3 javëve, e para sepse nuk kisha një avokat dhe deri sa u gjet nga miqtë dhe nga familja ime, të cilët ishin jashtë këtij lloj ambienti dhe ka qenë e vështirë dhe për ta që të gjenin dikë të ndershëm që të më ndihmonte. Pra refreni im ishte: “Jam e pafajshme! Jam e pafajshme”! Dhe më pas u thashë të futeshin në Google dhe të shihnin kush unë isha dhe çfarë dija të bëja dhe cila jam realisht. Jam një artiste nuk jam një kriminele! Ju lutem, shkoni dhe lexoni mbi mua, dëgjoni zërin tim. A mundet një njeri që transmeton atë që transmeton me emocionet e saj, njëkohësisht t`i bëjë dëm shoqërisë? Të jetë një kriminele?", tregoi këngëtarja, e prekur.
Elsa shtoi se edhe se arrestimi i saj ishte absurd, pasi e mira dhe e keqja nuk mund të qëndrojnë bashkë:
“Nuk mund të qëndrojnë të dyja figurat bashkë sepse është e pamundur të qëndrojnë të dyja. E bukura dhe e shëmtuara në të njëjtin trup nuk mund të bashkëjetojnë dhe shumë shpejt e kuptuan të gjithë. Gardianet, pasi kishin parë se cila isha, në ditët në vijim, ndryshuan totalisht sjellje me mua.
Bashkëbisedonim në mënyrë "normale", jo si një superiore me një qenie inferiore. Mundoheshin të më ndihmonin, të më ruanin nga individë të rrezikshëm”, theksoi, duke thënë edhe se kishte shumë frikë.
Elsa rrëfeu edhe se pasi u shpall e pafajshme, përjetoi triumfin dhe sigurisht, e ceku edhe pjesën e komenteve në Shqipëri, duke thënë se nuk i kishte lexuar, por ama, ia kishin treguar. Ajo shpjegoi edhe pse zgjodhi të mos reagonte kurrë, pasi sipas Elsës, do të ishte një tjetër mënyrë për t’u bërë lajm nëpër media. Elsa Lila bëri me dije se të gjitha kujtimet e saj gjatë kësaj periudhe, do t’i rrëfejë në një libër të cilin është duke e shkruar.
Më 16 mars të vitit të kaluar, Elsa Lila ishte ndër 9 personat e arrestuar nga policia italiane, si pjesëtare e një grupi të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, të përfshirë në shitjen e drogës. Mediat italiane, si "La Repubblica" apo "Il Messaggero", raportuan se Lila ishte një nga 9 të arrestuar nga ekipet antimafia në Romë, ndërkohë që ishin lëshuar 13 urdhër arreste. Sipas raportimeve, Lila mbante llogaritë e shitjes së drogës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38