Flash News

POLITIKOFF

Elton John jep lajmin se do të tërhiqet nga muzika

Elton John jep lajmin se do të tërhiqet nga muzika

Artisti britanik, Elton John, i cili ka lënë gjurmë në muzikë, ka dhënë një lajm jo shumë të mirë për fansat e tij. Ai ka njoftuar largimin nga muzika pas përfundimit të turneut të tij të fundit, i cili përmbyllet në vitin 2023.

Në një intervistë për 'NME' ai tha që do që të tërhiqet nga skena që të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.

“Për momentin unë përfundoj turneun supozohet në vitin 2023, në verë, kohë në të cilën do të bëhem 76 vjeç dhe kaq. Mezi pres ta bëj dhe të kaloj shumë mirë, të mbaroj dhe të them, ‘Jo më, jam mjaftuar’. Unë do të bëj regjistrime dhe do të bëj emisionin tim në radio, por sa i përket shfaqjeve unë kam pasur mjaft sukses. Unë dua të jem me familjen time. Dua të jem me djemtë e mi. Do të jem akoma krijues, por nuk dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime duke fluturuar këtu apo atje”, rrëfeu këngëtari.

Të fundit