Flash News

POLITIKOFF

Elvana Gjata do të rikthehet së shpejti si aktore

Elvana Gjata do të rikthehet së shpejti si aktore

Elvana Gjata është pëlqyer shumë si aktore në "Dy gisht mjaltë" dhe fansat kanë kërkuar vazhdimisht që ta shohin këngëtaren sërish në projekte të tjera si aktore.

Mesa duket do e shohim shumë shpejt Elvanën si aktore sërish, më shpejt se ç`mund ta prisnit. Këtë e ka zbuluar vetë Ermal Mamaqi teksa ka qenë i ftuar në "Jo vetëm modë" me Orinda Hutën.

“Tani që po flasim, unë kam tre projekte në tavolinë të cilat i kam pothuajse të zgjidhura në nivel produksioni. Tre filmat që po presin, njëri është ‘2 Gisht Mjaltë 2’. Padyshim që do rikthehet Elvana”, tha Ermali, duke shtuar se fatkeqësisht është dikush që do t’i mungojë kastit të aktorëve.

Elvana Gjata do të rikthehet së shpejti si aktore

“Fatkeqësia është që nuk do të kthehet më Koço Devole, i cili ishte babai i Elvanës në film dhe neve do na duhet të ndryshojmë skenarin, por sidoqoftë do ta kemi në një formë Koçon."

Në fund, Ermali tregoi se ka edhe dy filma të tjerë, por po pret të hapen kinematë me kapacitet të plotë.

Elvana Gjata do të rikthehet së shpejti si aktore

Elvana Gjata do të rikthehet së shpejti si aktore

Të fundit