Flash News

POLITIKOFF

Elvana Gjata është aktorja më e paguar në historinë e filmave shqiptarë

Elvana Gjata është aktorja më e paguar në historinë e

Aktori dhe regjisori Ermal Mamaqi ka treguar se këngëtarja dhe aktorja Elvana Gjata, është aktorja më e paguar e filmave shqiptarë.

Në një intervistë për "Prive" Ermali ka dhënë detaje për filmin "Dy gisht mjaltë 2", duke thënë se shumë shpejt do të nisë punën për prodhimin e filmit me pjesën e dytë. Kujtojmë se në pjesën e parë protagoniste ishte këngëtarja Elvana Gjata, prezenca e së cilës i dha shumë kredibilitet dhe famë filmit.

Ermali u shpreh duke thënë se mendonte se filmi 2 do jetë më i suksesshëm:

“Unë mendoj se ‘Dy gisht mjaltë 2’ do ketë më shumë sukses se i pari. ‘Dy gisht mjaltë’ është një nga dashuritë e mia të para në botën e prodhimeve të filmave sepse më mësoi si vërtet bëhet një film, një prodhim kinematografik.

Elvana gjithashtu është një nga njerëzit e mi të dashur, e cila më ka ndihmuar të bëj hapa të mëdhenj në jetë dhe besoj kjo duket në prodhimin e filmit dhe atë që do vijë më vonë”, tha ai.

I pyetur se çfarë kushtesh ka Elvana për t’u bërë pjesë e filmave të tij, përpos shoqërisë që kanë, producenti u shpreh se ajo nuk ka vendosur asnjë kusht:

“Ne kemi hyrë pa kushte, por padyshim që Elvana është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës dhe filmave shqiptar. Kështu që të marrësh Elvana Gjatën në një prodhim të çfarëdolloji duhet të jesh shumë i përgatitur financiarisht. Unë e di si janë pagesat e aktorëve, këngëtarëve etj dhe me shumë siguri dhe garanci të them që është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë."

Të fundit