Flash News

POLITIKOFF

Elvana Gjata tregon si "maskohet" në Gjermani që të mos e njohin

Elvana Gjata tregon si "maskohet" në Gjermani që të mos

Këngëtarja Elvana Gjata ka treguar sesi "maskohet" në Gjermani që të mos e shqetësojnë qytetarët që e njohin.

Ajo është shprehur se dëshiron që të rrijë pa grim dhe sa më e thjeshtë në mënyrë që të mos e njohin, por edhe atje është e pamundur.

“Unë shkoj në Gjermani dhe kur rri aty, rri pa tualet, vishem shumë keq, relaksohem totalisht, dua që të jem e lirë. Dhe motra thotë, po mirë moj vajzë tani e gjete ti, vjen këtu unë dua të dal me ty ti as nuk vishesh as nuk krihesh. Qëllimi im është që të mos njihem kur dal rrugëve. Por çfarë ndodh? Ndodh që njihem që çke me të”, tha Elvana Gjata në "Soire".

Të fundit