Flash News

POLITIKOFF

Elvis Pupa flet për humbjen e të atit: I pushoi zemra në det

Elvis Pupa flet për humbjen e të atit: I pushoi zemra në det

Elvis Pupa ka treguar se ka humbur babain në një mënyrë tragjike. Ai i tha Oltës se gjatë kësaj periudhe ka qenë paksa i shpërqendruar, sepse po afron data e ditëlindjes së të atit. I ati i Elvisit, para pothuajse 8 viteve, ka humbur jetën duke notuar në det dhe se i pushoi zemra nga lodhja, pasi deti kishte shumë dallgë.
 
“Unë jam shumë pozitiv dhe nuk humb në mendime, por them që shyqyr që e patëm, se ka njerëz që nuk e kanë, ose s’e njohin fare”, tha Elvisi, duke treguar edhe se kur ndodhi ngjarja, ishte në Australi dhe se udhëtimi për të ardhur i është dukur shumë i gjatë.
 
Ai theksoi edhe se kishte një mik psikolog që e ka ndihmuar shumë ta pranojë humbjen dhe se tani është më i qetë, ka ndryshuar totalisht stil jetese dhe s’e vret më mendjen dhe se është i përgatitur nëse ndodh sërish, qoftë me familjarët dhe qoftë me veten.
 
“Unë e kam bërë moto tani që sa të jem, dua të kaloj mirë, ndaj mundohem që të jem sa më i qetë. Ky është mësimi që kam nxjerrë”, tregoi aktori i humorit.

Të fundit