Flash News

POLITIKOFF

Emanuela tregon se është zhgënjyer nga Monika dhe thotë se me Einxhel do të darkojë kur të vijë sërish në Tiranë

Emanuela tregon se është zhgënjyer nga Monika dhe thotë se

Emanuela, bashkëshortja e fituesit të BBV, Ilir Shqirit, ka komentuar për “Breaking” në Top Neës marrëdhëniet e bashkëshortit të saj me banorët e tjerë, duke treguar se kush e ka zhgënjyer më shumë, por dhe se kë sheh më afër balerinit.

“Po, ndoshta prisja ndryshe nga Monika kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët jo, nuk e di por ajo do thosha,”- tha Emanuela.

Ajo tregoi dhe banorët që i sheh si miq të Ilirit dhe pas daljes nga shtëpia, ndërsa shtoi se dhe Einxhel e sheh pranë bashkëshortit të saj, edhe pse kanë pasur përplasjet e tyre.

“Sigurisht Sabiani, Arjola, Paloma, Meridiani, Arbri. Dhe Einxhell sepse është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjera por nuk i mbaj mëri, çdo kush ka bërë rrugëtimin e saj,”- tha ajo.

Emanuela tha se me siguri me Einxhel do të drekojë apo darkojë kur të kthehet në Tiranë.

Të fundit