Flash News

POLITIKOFF

Kritikja Dacia Marini promovon romanin e autorit shqiptar ne Rai 3

Kritikja Dacia Marini promovon romanin e autorit shqiptar ne Rai 3

Në #Cartabianca në kanalin italian Rai3 është folur për librin "Piramida e Shpirtrave" të autorit shqiptar Virgjil Muçi. Botim i cili është vlerësuar me çmimin "Kadare" në vitin 2018.

Kur u dha ky çmim, juria e ka argumentuar çmimin me motivacionin “Për mënyrën se si ndërton përmes gjuhës rrugëtimin jetësor. Një grotesk ndaj banalitetit, i cili kërkon të zbehë njerëzoren, të shenjtën, duke e zëvendësuar me përshtatjen e pafundme”.

Në emisionin në Rai3, gazetari bën një lidhje me shkrimtaren Dacia Mariani e cila flet dhe bën përshkrimin e librit, të cilin tashmë e gjeni dhe në gjuhën italiane.

Gazetari: Folëm shume për burgun në puntaten e sotme dhe protagonisti për te cilin folëm sonte dhe peripecitë e tij, madje që përfundon dhe në burg.

Dacia Mariani: Piramida e shpirtrave e shkruar nga Virgjil Muçi është një roman i çuditshëm midis realizimit dhe satirës. Një roman plot me inat por dhe i ëmbël. Bëhet fjalë për një emigrant shqiptar që bëhet i pasur në Amerikë dhe vendos të kthehet në atdhe për të riparë vendin e tij por edhe për të investuar dhe emri i tij ishte Mark Mara.

Sapo arrin në Tiranë pritet me nderime sepse shihet si dikush që ka arritur diçka jashtë dhe ka nderuar vendin e tij. Ai nuk ishte një njeri i leximit (që lexonte) por gjatë një udhëtimi i kishte rënë në duar një libër klasik, që quhej "Shpirtrat e vdekur" të Gogol.

Aty i lind ideja, pse mos të blinte dhe ai shpirtra, siç kishte bërë Çiçikov, personazhi i librit të shkruar nga Gogol. Ishte një ide shumë e mirë por për fat të keq logjika tregohet në një mënyrë sarkastike dhe merr drejtimin e një mënyre staliniste.

Duhet thënë ama që ka dhe dialogë të trilluara, p.sh, skena e një kryetari bashkie, të një province ku ai shkon për të bërë biznes , e pret në shtëpi, madje i propozon që të martohet me vajzën e tij, i këshillon dhe investime dhe mundohet t`i mbushë mendjen duke i ofruar një darkë lukunal (ambiente me alkool dhe femra "të shthurura").

Është një libër për ta lexuar, ua këshilloj.

 

Të fundit