Flash News

POLITIKOFF

Emily Ratajkowski akuzon Robin Thicke se e ka ngacmuar seksualisht gjatë xhirimeve

Emily Ratajkowski akuzon Robin Thicke se e ka ngacmuar seksualisht gjatë

Emily Ratajkowski ka akuzuar këngëtarin Robin Thicke se e ka sulmuar seksualisht në një video muzikore të realizuar për hitin e vitit 2013 'Blurred Lines'.

Supermodelja amerikane, 30 vjeç, pretendon se Thicke i kapi gjoksin e saj të zhveshur nga pas gjatë xhirimit të videos së këngës. Aty u shfaq ajo dhe dy modele të tjera gjysmë të zhveshura, së bashku me amerikano-kanadezin Thicke, Pharrell Williams dhe reperin TI, të cilët ishin të veshur plotësisht, përveç modeleve.

Videoja dhe teksti këngës, u akuzuan për lartësimin e kulturës së përdhunimit, duke e bërë kështu që kjo këngë ta ndalohet në disa klube nate dhe kampuse universitare.

Ratajkowski bën akuzat në librin e saj të ardhshëm, "Trupi im", zbuloi "The Times".

Ajo shkruan: "Papritur, nga askund, ndjeva freskinë dhe duar e një të huaji që më mbulonin nga pas gjoksin tim të zhveshur."

"Ai buzëqeshi dhe u pengua prapa, sytë e tij ishin të fshehur pas syzeve të diellit. Koka ime u kthye në errësirë totale. Dëgjoja zërin e regjisores që më pyeste 'A je mirë?'".

Ratajkowski tha se veprimet e Thicke e bënë atë të ndihej "lakuriq për herë të parë atë ditë", por ajo ishte e "dëshpëruar për të minimizuar" incidentin.

"Unë nuk reagova - jo në të vërtetë, jo ashtu siç duhet të reagoja."

Drejtoresha e videos, Diane Martel, tha se ajo ishte dëshmitare e incidentit dhe i "bërtiti" Thicke, duke vënë në dyshim sjelljen e tij. “Mbaj mend momentin kur ai kapi gjoksin e saj. Ai qëndronte pas saj pasi të dy ishin në profil," - tha ajo për The Times.

Të dyja, Ratajkoëski dhe Martel thonë se Thicke ishte i dehur në atë kohë.

Martel tha se Thicke "kërkoi ndjesë" për sjelljen e tij dhe vlerësoi profesionalizmin e Ratajkowski, ndërsa ajo vazhdoi xhirimin.

Regjisorja tha se ajo kishte për qëllim që videoja të përmbyste dinamikën e fuqisë, duke i vendosur burrat në një pozitë inferiore pasi gratë i injoruan dhe u tallën me ta.

Ratajkowski tha se veprimet e Thicke komprometuan çdo ndjenjë të fuqizimit të grave. Ajo tha: "Me atë gjest të vetëm, Robin Thicke u kishte kujtuar të gjithëve në xhirime se ne gratë nuk ishim në të vërtetë në krye."

"Unë nuk kisha asnjë fuqi të vërtetë pasi vajza lakuriq vallëzonte në videon e tij muzikore. Unë nuk isha asgjë më shumë se një manekin i punësuar. ”

Përfaqësuesit e Thicke nuk i janë përgjigjur një kërkese për koment, sipas Times.

Të fundit