Flash News

POLITIKOFF

Eminem nuk do të shkojë më kurrë në çmimet "Grammy" dhe tregon arsyen përse

Eminem nuk do të shkojë më kurrë në çmimet

Reperi Eminem është një nga artistët më të vlerësuar në historinë e “Garmmy”, por ai nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të madh dhe të famshëm të çmimeve. Ai e ka bërë të qartë qëndrimin ndaj këtij eventi dhe madje ka bërë dhe kritika të shumta.

Fansat kanë publikuarnjë intervistë të hershme të Eminem, në të cilën ai shpjegon se beson se spektakli përdor artistët e hip hopit si një pikë shitjeje, ndërkohë që nuk ju jep kurrë çmimet e mëdha.

Eminem nuk do të shkojë më kurrë në çmimet

"Jam lodhur me të parë këtë gjë. Për çfarëdolloj arsye, ata gjithmonë thonë se do e fitosh çmimin albumi i vitit, që ishte diçka shumë e madhe. Unë mendoj se tashmë nuk është më diçka e madhe. U ula në shtëpi këtë vit për Grammy dhe pashë Jay dhe Kendrick që nuk morën çmim dhe mendoja se njëri prej tyre do e merrte. Mos na merrni në spektakël, për të na përdorur si pikë shitjeje për spektaklin tuaj dhe të vrisni çdokënd çdo herë. Pas kësaj pike, ju thashë mos më kërkoni më të vijë këtu. Ju lutem mos më kërkoni. Përgjigja ime është jo për 1 milionë vite, nuk do të vijë më kurrë në Grammy”, - është shprehur ai.

Të fundit