Flash News

POLITIKOFF

Emisioni i binjakëve Veshaj nis pas 4 ditësh në TCH, mësohet i ftuari i parë

Emisioni i binjakëve Veshaj nis pas 4 ditësh në TCH, mësohet

Këtë të premte, binjakët Donald e Romeo Veshaj nisin programin e tyre “Më lër të flas” në Top Channel, pas shumë polemikave dhe lajmeve që dyshja kishin anuluar kontratën me TCH.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by ???? ARTIST (@donaldveshaj)

Ashtu siç ishte paralajmëruar përgjatë aventurës së tyre televizive në Top Channel, ata do jenë në “prime time” nga ora 21:00, çdo të premte.

Është përfolur gjerë e gjatë mbi të ftuarin e parë në program. Mediat kanë dyshuar e kanë alauduar mbi mundësinë që në të parin program të jetë e ftuar Bora.

Por, mesa duket, i ftuari i parë do jetë Mozzik. Kjo është lënë të kuptohet nga postimet e tyre ku Donaldi dhe reperi shfaqen me maska.

Edhe në të kaluarën, Donaldi dhe Romeo një pjesë të programit e kanë xhiruar/realizuar me skeçe në terren, prandaj besohet që edhe kjo është pjesë e xhirimeve të episodit të parë i cili ende, nuk ka një promo të nxjerrë. 

Emisioni i binjakëve Veshaj nis pas 4 ditësh në TCH, mësohet

Të fundit