Flash News

POLITIKOFF

Emma Roberts: Kur ndalova së besuari që do të bëhesha nënë, atëherë ngela shtatzënë

Emma Roberts: Kur ndalova së besuari që do të bëhesha

Aktorja e njohur Emma Roberts është shtatzënë për herë të parë dhe ky është një lajm që ka gëzuar aktoren e cila kishte ndaluar së besuari që do të bëhej nënë.

Roberts ka pozuar për kopertinën e "Cosmopolitan" ku edhe ka dhënë detaje mbi shtatzëninë e saj. Aktorja po pret një djalë me të dashurin e saj Garrett Hedlund. Fëmija pritet të vijë në jetë vitin e ardhshëm (2021).

Në këtë intervistë, Emma Roberts ka treguar për dëshirën e një jete për t’u bërë nënë, luftën me endometriozën që nga vitet e adoleshencës, duke u përballur me ndikimet e saj në fertilitet. 

“Që kur isha e vogël, teorikisht dëshiroja të kisha një fëmijë. Kur isha fëmijë, i lutesha nënës që të bënte një fëmijë tjetër. Ditën që ajo solli motrën time në shtëpi nga spitali, mbaj mend që e mbaja, duke dashur ta vishja dhe të luaja me të.

Në moshën 16-vjeçare, mendova, deri në moshën 24 vjeç, do të martohem dhe do të bëhem me fëmijë. Por puna, veçanërisht aktrimi - udhëtimet, orët - nuk janë gjithmonë të favorshme për të krjuar një familje.

Fillova ta mendoja seriozisht kur, disa vjet më parë, mësova se kam pasur endometriozë të padiagnostifikuar që kur isha adoleshente. Gjithmonë kam pasur ngërçe dhe dhimbje të tmerrshme periodash, aq keq sa do të humbisja shkollën e anuloja takimet. Ia përmenda këtë doktorit tim, i cili nuk i kushtoi rëndësi duke menduar se po tregohesha dramatike. Në fund të të 20-ave, thjesht kisha një ndjesi që më duhej të gjeja një mjeke femër. Ishte vendimi më i mirë. Ajo bëri prova, më dërgoi tek një specialist. Më në fund, u vërtetua që unë nuk isha treguar dramatike. Por deri në atë kohë, kjo kishte ndikuar në fertilitetin tim. Më thanë se ndoshta duhet të ngrija vezët ose të shikoja për opsione të tjera.

Të them të drejtën, u tmerrova. Thjesht mendimi se, mbase, nuk do të isha në gjendje të kisha fëmijë... I ngriva vezët e mia përfundimisht, i cili ishte një proces i vështirë.

Fillova të ndihesha sikur kisha bërë diçka keq. Pastaj fillova të hapesha me gratë e tjera dhe krejt papritur u bë një botë e re bisedash rreth endometriozës, infertilitetit, aborteve, frikës nga të pasurit fëmijë. Isha aq mirënjohëse kur zbulova se nuk isha vetëm në këtë. Në fund të fundit nuk kisha bërë asgjë "të gabuar".

Tingëllon çuditshme, por në momentin që ndalova së menduari për këtë, mbeta shtatzënë. Por edhe atëherë, nuk doja të zhgënjehesha. Gjërat mund të shkojnë keq gjatë shtatzënisë. Kjo është diçka që nuk e shihni në Instagram. Kështu që e mbajta për vete, familjen time dhe partnerin tim, duke mos dashur të bëja plane madhështore nëse nuk do të funksiononte. Kjo shtatzëni më bëri të kuptoj se i vetmi plan që mund të kesh është të mos bësh asnjë plan.”

 

Të fundit