Flash News

POLITIKOFF

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë lidhje me këtë person

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon Gigi Hadid: Nuk kam

Modelja e njohur Gigi Hadid ka reaguar pasi emri i saj u përmend në dosjet e Jeffrey Epstein, duke e cilësuar të gjithë situatën si shqetësuese.

30-vjeçarja, së bashku me motrën e saj Bella Hadid, rezulton të jetë përmendur në një shkëmbim emailesh të vitit 2015, i cili u përfshi në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Duke iu përgjigjur një komenti në Instagram, siç raporton Daily Mail, Hadid e përshkroi Epstein si një “person të neveritshëm” dhe theksoi se nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje me të.

“Është e tmerrshme të lexosh dikë që nuk e ke takuar kurrë të flasë për ty në atë mënyrë, veçanërisht në një kontekst të tillë,” u shpreh ajo. Modelja shtoi se fillimisht kishte zgjedhur të mos reagonte publikisht, për të mos larguar vëmendjen nga dëshmitë e viktimave reale.

Hadid gjithashtu sqaroi se karriera e saj në industrinë e modës është ndërtuar vetëm mbi punën e saj dhe jo mbi privilegje apo ndërhyrje. Ajo theksoi se ka nënshkruar kontratën e parë me një agjenci modelimi në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe ka punuar pa ndërprerje.

“Përmendja e emrit tim në këto dosje është shqetësuese dhe dua të jem e qartë: nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje me këtë person,” deklaroi ajo.

Në fund, Hadid theksoi se, edhe pse është rritur në një mjedis të privilegjuar, prindërit e saj i kanë mësuar rëndësinë e punës së palodhur, të cilën ajo e konsideron thelbësore për suksesin e saj.

Të fundit