Flash News

POLITIKOFF

Endri Prifti: Me urdhër të Ramës koncerti i Bregovic do mbahet

Endri Prifti: Me urdhër të Ramës koncerti i Bregovic do mbahet

Ardhja e artistit Goran Bregovic ka shkaktuar shumë polemika në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai do të jetë i ftuari special i "Festës së Birrës" në Korçë dhe shumë artistë kanë reaguar të revoltuar dhe kanë bërë thirrje për bojkot pasi e konsiderojnë që ai ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë me muzikën e tij.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe këngëtari korçar, Endri Prifti sipas të cilit se e gjitha kjo është një insistim i kryeministrit Rama. Përmes një video në Facebook, Prifti thotë:

“E di sa kushton ky Bregovic. Llogariteni vetë. Do të vijë të këndojë me 30 veta live, orkestër. Ai është shumë i famshëm. Ku e gjeti Raçka [kryetari i Bashkisë së Korçës] buxhetin? Thirrini mendjes. Kjo është bërë me urdhër nga lart nga babai, babai juaj [Edi Rama], jo babai im. Ai ka dhënë urdhër. Ju i kërkoni Raçkës, anulojeni koncertin. Mbildheni mendjen. Do ta bëjë ai koncertin. Ku janë analistët të diskutojnë se çfarë fshihet? Do ta bëjë ai, do t’iu tregoj edhe dhunën edhe shtetin policor. Do t’iu vë një ushtar, një nga këta që do ta dërgoni. Ca t’ju them unë juve? Ju merreni me lopën [Bregovic]! E dërgon babai juaj të bëjë mu dhe ju thoni pse bën mu. Të merrem unë me lopët?"

Të fundit