Flash News

POLITIKOFF

Era Rusi: Dua një familje tradicionale, por jo të jetoj me vjehrrën, do duhemi më shumë

Era Rusi: Dua një familje tradicionale, por jo të jetoj me

Këngëtarja Era Rusi ka treguar se dëshiron të ketë një familje tradicionale, por jo të jetojnë në të njëjtën banesë me njerëzit e burrit, teksa është pyetur sesi është ajo si nuse. Sipas saj, jetesa në shtëpi të ndryshme bën që marrëdhënia të ruhet më mirë dhe të duhen më shumë.

“Jo, se kam bërë. Dua një familje tradicionale por jo të jetojmë të gjithë në një shtëpi. Por mund të jetojmë në shtëpitë përballë. Mund të jemi komshinj, secili në derë të vet. Mendoj që marrëdhënia ruhet më mirë kështu, jeton më gjatë dhe duhemi më shumë. Mendoj që jam një nuse preferuar. Çfarë të më mungojë”, tha Era Rusi në emisionin “Wake Up”.

Këngëtarja bëri me dije se pushimet do t’i kalojë në bregdetin shqiptar, edhe pse çmime janë shumë të larta në krahasim me nivelin e jetesës.

“Pushimet do t’i kaloj në Shqipëri, më pëlqen shumë, jemi vend i bekuar edhe pse vazhdoj të mendoj që për nivelin e jetesës që kemi çmimet janë shumë të larta dhe për çfarë na ofrojnë. Por preferoj që paratë ti shpenzoj në vendin tim dhe pse shumë vende janë të bukura por si meritojnë”, u shpreh Era Rusi.

Të fundit