Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Këngëtari shqiptar Erik Lloshi, prej vitit 2019, është i martuar me partneren e tij, Rominën. Gjatë interviste televizive të dhënë së fundmi, ai ka treguar se ndihet mjaft i lumtur me bashkëshorten dhe se dëshiron që të bëhet baba.
“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë" - tha këngëtari për OraNews.
Erik Lloshi foli edhe për karrierën e tij, teksa u shpreh se këngëtarët janë “goditur” shumë nga shteti. Teksa bëri apel për zgjatjen e orës policore, këngëtari tha se pas pandemisë nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga qeveria shqiptare ndaj i kërkoi që të paktën “t’i lërë të punojnë gjatë kësaj vere”.
“Shpresojmë që shteti të mos na godasë kaq shumë sa po na godet. Më shumë se kaq nuk ka ku të shkojë. Nga ora 22:00 na ktheu në 21:30, tani duket se do na kthejë në 21:00. Kjo nuk është vetëm në dëmin tonë por të gjithë njerëzve që mezi presin muzikën. Vijmë pas një kohe pandemia dhe nuk kemi shumë mbështetje nga shteti ynë i dashur për hir të vërtetës dhe për fatkeqësinë që na ndodh ne, por të paktën këtë verë të na lërë të punojmë ashtu siç duhet dhe të bëjmë njerëzit të kërcejnë e të argëtohen sa më shumë”,– u shpreh ai.