Flash News

POLITIKOFF

Eriksen reagon nga spitali dhe publikon foton: Jam mirë

Eriksen reagon nga spitali dhe publikon foton: Jam mirë

Një moment shumë i vështirë ka ndodhur gjatë ndeshjeve të "Euro 2020" ku futbollisti danez, Christian Eriksen u rrëzua papritur në mes të fushës duke humbur ndjenjat. Kjo ngjarje ka trembur jo pak kolegët e tij por edhe gjitha fansat dhe përkrahësit.

Agjenti i futbollistit, Martin Schoots, ka deklaruar se Eriksen është në gjendje të mirë shëndetësore, merr frymë dhe se mund të flasë.

Ndërkohë, vetë futbollisti ka postuar një foto nga spitali dhe shkruan:

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë, në këto rrethana. Më duhet të bëj ende disa kontrolle mjekësore në spital, por ndihem mirë. Tani do të bëj tifozllëk për djemtë e Danimarkës në ndeshjet e radhës. Luaj për të gjithë Danimarkën. Më të mirat!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)

Të fundit