Flash News

POLITIKOFF

Ermal Fejzullahu tregon prapaskenat kur u bë baba: Shkova i pirë në sallën e lindjes, mjeku më tha s`i ke ngjarë Sabriut hiç

Ermal Fejzullahu tregon prapaskenat kur u bë baba: Shkova i pirë

I ftuar në "Prive" ka qenë këngëtari Ermal Fejzullahu, i cili përveç projekteve muzikore, këngëtari ka treguar një moment mjaft interesant kur ka ardhur në jetë djali i tij Art.

Kur u bë baba për herë të parë, 11 vite më parë, Ermali ka shkuar në sallën e lindjes i pirë.

“Arti ka lindur në datën 27 shkurt të vitit 2009. E mbaj mend si sot, kam shkuar në spital dhe kam qenë i pirë pak. M’u duk diçka interesante të hyja në sallë. E pashë Arianën duke lindur dhe dy doktorë dhe u thashë: Çfarë bëni ju këtu? Ecni se janë dy motra këtu, mos rrini ju… Si fanatik, si shqiptar që jam... Më nxorën prej sallës dhe më thanë ‘Dil jashtë se s’qenke në gjendje ti’. Dhe gruas i thashë ‘Çfarë ke ti, mos u anko’. Ne meshkujt nuk i dimë dhimbjet e lindjes. Pastaj më thanë që isha bërë baba. Ai mjeku, shumë nervoz, sot e kam shok, më tha: ‘Nuk i ke ngjarë Sabriut hiç. Ai është i edukuar, sjelljet e tua janë si gangster,"- ka treguar këngëtari.

Të fundit