Flash News

POLITIKOFF

Ermal Mamaqi: Humori im lindi nga dhimbja në familje

Ermal Mamaqi: Humori im lindi nga dhimbja në familje

Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim personal dhe emocional në “Grida Duma Podcast”, ku zbulon se humori, që e bëri një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, ka lindur si një nevojë për të krijuar paqe brenda familjes së tij.

Aktori dhe moderatori tregoi se aftësia për të bërë humor nuk ka qenë thjesht talent, por një mënyrë për të ulur tensionet familjare që në moshë të vogël.

“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.

Ai shtoi se humori ka qenë shpesh mjeti i tij për të qetësuar situata të vështira, duke e përdorur edhe sot në marrëdhënien me prindërit, tashmë në një formë më të lehtë dhe plot ironi.

“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, tregoi mes humorit aktori.

Të fundit