Flash News

POLITIKOFF

Ermal Meta reagon pas 'zhurmës' për gjendjen e tij shëndetësore: Nga lajmet duket sikur jam duke vdekur

Ermal Meta reagon pas 'zhurmës' për gjendjen e tij

Dje Ermal Meta njoftoi se do të pezullonte datat e ardhshme të koncerteve për arsye shëndetësore dhe publikoi disa foto  ku shfaqej me sytë e enjtur dhe pjesë të ndryshme të kokës të fryra.  Këngëtari tha se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një alergji të thjeshtë, por jo. Situata dukej të ishte më e nderlikuar se aq, por në të njëjtën kohë jo aq serioze sa e bënë mediat gjatë orëve të fundit.

Ermal Meta reagon pas 'zhurmës' për gjendjen e tij

Nisur nga kjo këngëtarit iu desh të bënte një sqarim të dytë për të qartësuar gjendjen e tij.

"Teksa lexoj portale të ndryshme, duket sikur jam duke vdekur. Qetësohuni njerëz. Do çlodhem dhe kortizonët do bëjnë punën e tyre. Shihemi pas ca ditësh,"- shkruan Meta në Twitter.

Të fundit