Flash News

POLITIKOFF

Ermal Meta dhe Kledi Kadiu bien pre e kamerave të fshehta: Na nxorën bojën lali

Ermal Meta dhe Kledi Kadiu bien pre e kamerave të fshehta: Na nxorën

Dy artistët e njohur shqiptarë që kanë goxha sukses në Itali, Ermal Meta dhe Kledi Kadiu, kanë rënë pre e kamerave të fshehta të emisionit të njohur italian "Le lene".

I pari që "e hëngri" ishte Ermali, i cili u gënjye teksa i bën lojën sikur motra e tij Sabina po e tradhtonte atë. Gjasme motra e tij i kishte shitur materialet me vlerë që Ermali kishte në kompjuterin e tij, një libër të fshehtë dhe tekstet e këngëve të pa publikuara.

Ermal Meta dhe Kledi Kadiu bien pre e kamerave të fshehta: Na nxorën

Kur mori vesh "tradhtinë" këngëtari u nevrikos shumë keq dhe vazhdoi të përdorte një fjalë banale në gjuhën italiane.

Më pas ishte balerini Kledi Kadiu ai që ra "në grackë".

Kledi ka pasion të blejë kamera, dronë, motoçikleta e shumë gjëra të tjera teknologjike e kompjuterike  dhe ndërkohë bashkëshortja e tij Charlotte me bashkëpunimin e “Le Iene”, luan rolin sikur nxjerr gjithçka në shitje në internet.

Kjo gjë e ka nervozuar shumë Kledi, i cili po ashtu përdor fjalë banale, por jo aq të rënda sa Ermali.

“Më keni vënë në dukje se gjatë shakasë kam përdorur një fjalë që zakonisht nuk është në stilin tim, por asnjëherë si shoku im Ermal, Apo jo lali”, shkruan Kadiu në italisht nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

 “Lali, na nxorën bojën këta neve”, ia kthen Ermali në shqip.

Të fundit