Flash News

POLITIKOFF

Ermal Meta flet për “Corriere della Sera”: Kisha një familje të tmerrshme, babai nuk ishte njeri i mirë

Ermal Meta flet për “Corriere della Sera”: Kisha një

Ermal Meta ka publikuar këngën e tij të re të premten, që mban titullin “Milano non exists”.

Ermali ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera” ku dhe ka zbuluar më shumë detaje lidhur me jetën e tij personale, ku ka treguar dhe për babain e tij. Ai ka thënë për gazetën italiane se ka pasur një familje të tmerrshme tradicionale duke shtuar se babai i tij nuk ishte një njeri i mirë.

“Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën”.

Ermal Meta flet për “Corriere della Sera”: Kisha një

I pyetur në lidhje me mënyrën si është ndjerë kur është rikthyer në vendin ku ka lindur, referuar koncertit të tij në stadiumin e Tiranës para pak kohësh, artisti është përgjigjur:

“Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”. Kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”.

Të fundit