Flash News

POLITIKOFF

Ermal Meta i preferuari i italianëve, kënga e tij pjesëmarrëse në 'Sanremo' renditet në krye të klasifikimeve

Ermal Meta i preferuari i italianëve, kënga e tij

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka konkurruar mbrëmë në "Sanremo" më këngën “Un millione di cose da dirti” dhe është kthyer menjëherë në një nga këngët e preferuara të këtij viti.

Ermal Meta i preferuari i italianëve, kënga e tij

Kjo këngë ka rrëmbyer zemrat e italianëve të cilët kanë renditur Ermalin në krye të klasifikimeve. Në bazë të një klasifikimi paraprak bazuar në votat e publikut, këngëtari shqiptar kryesor listën për 26 artistët Big. Në votim janë përfshirë 300 njerëz dhe shumicën e votave e ka grumbulluar Ermal Meta.

Kujtojmë se në vitin 2018, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro përfaqësuan Italinë në "Eurovizion" me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Të fundit