Flash News

POLITIKOFF

Ermonela Jaho përballet me probleme shëndetësore: Fatkeqësisht situata u përkeqësua

Ermonela Jaho përballet me probleme shëndetësore:

Sopranoja Ermonela Jaho ka dhënë një lajm të keq për gjithë mbështetësit e saj, duke thënë se i duhet të tërhiqet nga shfaqja e radhës në Royal Opera House, për shkak të problemeve shëndetësore.

“Të dashur miq, më vjen shumë keq të ndaj se duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliacci nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa përballesha me disa sfida shëndetësore, por fatkeqësisht situata u përkeqësua. Edhe pse doja të vazhdoja, mjekët më këshilluan të mos e bëj.

Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. U uroj të gjithë kolegëve të mi t’u ecë sa më mbarë. Unë jam shumë mirënjohëse ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen… Shumë dashuri, Ermonela”, -ka shkruar sopranoja në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Të fundit