Flash News

POLITIKOFF

Çernobili nën kontrollin rus/ Kërkohet që stafi të pushojë, rreziku që vjen nga puna pa ndërprerje

Çernobili nën kontrollin rus/ Kërkohet që stafi të

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, IAEA, u ka bërë thirrje forcave ruse, të cilat kanë nën kontroll zonën bërthamore të Çernobilit në veri të Ukrainës, që të lejojnë stafin të pushojë.

Në një deklaratë, Rafael Grossi tha se autoritetet ukrainase i kishin thënë se i njëjti grup prej rreth 210 punëtorësh kishte qenë vazhdimisht në detyrë për dy javët e fundit.

Grossi tha se ishte thellësisht i shqetësuar për situatën e tensionuar me të cilën përballet personeli.

Punonjësit, tha ai, duhet të jenë në gjendje të pushojnë dhe të punojnë në turne të rregullta, duke theksuar se kjo ishte thelbësore për sigurinë e përgjithshme bërthamore.

Ushtarët rusë hynë në vendin e fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë në 1986 më 24 shkurt, vetëm disa orë pasi Moska filloi një pushtim të plotë të Ukrainës.

Grossi tregoi gjithashtu se transmetimi në distancë i të dhënave nga sistemet e monitorimit të sigurisë në termocentralin te IAEA kishte humbur.

Të fundit