Flash News

POLITIKOFF

Ervin Kurti në mbështetje të Beniadës: Nuk e mendoja kurrë që do bëhej mike me Einxhel

Ervin Kurti në mbështetje të Beniadës: Nuk e mendoja

Gazetari Ervin Kurti është një prej miqve të rrallë që Beniada ka në Shqipëri dhe bashkë kanë një miqësi të ngushtë. Sot në "Shqipëria Live" kanë qenë të ftuar miq dhe familjarë të katër finalistëve dhe në mbështetje të Beniadës ishte Ervini.

Ai foli pr lojën e Beniadës, ku tha se do donte ta kishte parë më vertikale në lojë Beniadën, pra t`i futej më në thellësi debateve dhe situatave, por gjithsesi ai foli me superlativa për mikeshën e tij.

Flori Gjini, i cili nga ana tjetër është miku i ngushtë i Einxhel, e pyeti Ervinin nëse e priste që Beniada të bëhej mikeshë me Einxhel. Ervini tha që këtë nuk e priste kurrë.

"Kurrëëëë, kurrë! Sepse nuk ishin takuar asnjëherë me njëra-tjetrën dhe që janë karaktere të ndryshme. Dhe nëse ka një gjë që unë e vlerësoj tek Einxhel, patjetër ka qenë dhe mikesha ime, është se Einxhel është shumë e zgjuar. Ka tendencën ta ekzagjerojë pak, por ashtu është karakteri i Einxhel por gjithsesi ao është e zgjuar dhe e fortë. Kur e thotë një gjë i del zot deri në fund."

Të fundit