Flash News

POLITIKOFF

Sulmet në Ukrainë, Twitter i bllokon aksesin përdoruesve rusë

Sulmet në Ukrainë, Twitter i bllokon aksesin përdoruesve

Twitter i ka bllokuar aksesin disa përdoruesve rusë, pas konfliktit të hapur dhe sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Lajmin e ka konfirmuar themeluesi dhe drejtori i NetBlocks, Alp Toker, ku përmes një postimi në Twitter njofton se bllokimi është bërë pasi qeveria “përplaset me mediet sociale në lidhje me konfliktin në Ukrainë”.

“Konfirmuar: Metrikat e drejtpërdrejta tregojnë se Twitter është kufizuar për ofrues të shumtë në #Rusi që nga ora 9:00 e mëngjesit UTC; Incidenti vjen pasi qeveria përplaset me platformat e mediave sociale mbi politikën në lidhje me konfliktin e Ukrainë”, shkruan Alp Toker në Twitter.  

Konflikti i Ukrainës me Rusinë, kulmoi mëngjesin e së enjtes kur forcat ruse depërtuan në territorin ukrainas me ushtri, dhe filluan bombardimet. Rusët kanë rrethuar Kievin dhe po tentojnë ta marrin nën kontroll, ndërsa nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se kryeqyteti vijon të mbetet në duart e ukrainasve.

Të fundit