Flash News


POLITIKOFF

"Euro 2020" do të hapet me Ermal Metën

"Euro 2020" do të hapet me Ermal Metën

Një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive, "Euro 2020" u shtye për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe vetëm një vit më pas, do zhvillohet dhe "Euro 2020" nis zyrtarisht sot.

Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ndeshja hapëse do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.

Këngëtari Ermal Meta do të shoqërojë si kolonë zanorë me me hitin ‘Uno’, në stadiumin olimpiko të Romës në ndeshjen hapëse Itali-Turqi. Në skenë do të ngjitet këngëtari me famë botërore Andrea Boceli, ndërsa zëri i Ermal Metës do të shoqërojë rrëfimin e SKY Sport pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi.

Kënga 'Uno' flet për një udhëtim me fjalë dhe muzikë që shkon në çdo fushë futbolli dhe tregon se ku nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë. 

Të fundit