Flash News

POLITIKOFF

Eurovision 2021 është parë nga 183 milionë njerëz në gjithë botën

Eurovision 2021 është parë nga 183 milionë njerëz

Eurovision 2021 është parë nga 183 milionë njerëz!

Në gjithë botën.

Festivali Evropian i Muzikës, ishte i pari që iu rikthye një eventi të përmasave të tilla që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 në mars të 2020-ës, ku u anuluan ngjarjet dhe eventet në të gjithë botën. Me një numër të limituar të pranishëm në festival, Eurovision ka pasur rritje të shikueshmërisë nga ekrani.

Eurovision 2021 është parë nga 183 milionë njerëz

Finalja e madhe arriti një pjesë të audiencës televizive 4% më të lartë se ajo e vitit të kaluar 2019 - pasi në 2020 nuk u zhvillua festivali si pasojë e pandemisë. Ky kompeticion ishte veçanërisht i popullarizuar në mesin e shikuesve të rinj, me grupmoshën 15-24 vjeç për 7% kundrejt 2019-ës.

Eurovision 2021 është parë nga 183 milionë njerëz

50.6 milion shikues unikë në 234 vende e shikuan në kanalin zyrtar në Youtube, 28% më shumë nga 2019, dhe nga ata – moshat 18 deri në 34 vjeç përbënin 71% të shikuesve.

“Jemi të entuziazmuar që pamë se audiencat mirëpritën garën e këngës Eurovision në një numër kaq të madh dhe jemi shumë krenarë që kemi bashkuar miliona prej tyre në një kohë kur shumica janë ende larg njëri tjetrit”, tha Martin Osterdahl.

 

Të fundit