Flash News

POLITIKOFF

Eurovision 2024/ Izraeli pranon ndryshimin e tekstit të këngës për të marrë pjesë në festival

Eurovision 2024/ Izraeli pranon ndryshimin e tekstit të këngës

Transmetuesi publik izraelit ka kërkuar ndryshime në tekstin e një kënge të paraqitur për konkursin e këtij viti në Eurovizion, shkruan BBC. 

Organizatorët e ndaluan atë javën e kaluar për shkeljen e rregullave mbi neutralitetin politik.

Transmetuesi izraelit Kan ishte zotuar të mos ndryshonte tekstin ‘Shiu i tetorit’, një referencë e dukshme ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Por presidenti i Izraelit Isaac Herzog bëri thirrje për "rregullime të nevojshme" për të siguruar që Izraeli të mund të hyjë në shfaqje.

Izraeli ka fituar katër herë më parë Eurovision Song Contest. Ngjarja e këtij viti do të mbahet në maj në Suedi.

Të fundit