Flash News

POLITIKOFF

Eurovision i fshiu foton ‘provokuese’ Ronelës, Niko Komani rrëfen prapaskenat nga Torino

Eurovision i fshiu foton ‘provokuese’ Ronelës, Niko Komani

Është hera e parë që Shqipëria komentohet pafund për pjesëmarrjen e saj në Eurovision.

Polemikat dhe komentet nisën pasi Eurovision fshiu një nga fotot e performancës së Ronela Hajatit në skenën italiane, me argumentin se imazhi në fjalë përmbante mesazh të papërshtatshëm.

Stilisti i këngëtarës, Niko Komani ka rrëfyer nga Torino për “Friend Zone” në Abc News, atë se çfarë realisht po ndodh në prapaskenë. Komani tregoi se performance e Ronelës është komentuar duke filluar nga kënga, për të vazhduar më vonë me veshjen, grimin e deri te fotoja e cilësuar si ‘seksi’.

Komani rrëfeu bisedën me përfaqësuesen e Spanjës, e cila po ashtu ka një performancë të ngjashme si Ronela dhe është shprehur e habitur me vendimin e marrë për këngëtaren shqiptare nga Eurovision.

“Dje kishim një takim me përfaqësuesen e Spanjës dhe ajo vetë tha që janë të gjithë të habitur me këtë gjë që po ndodh. Sepse edhe ajo vetë ka një performancë seksi. Është hera e parë që Shqipëria po komentohet pafund, çdo detaj, nga paruket, pse kjo veshje, sepse më herët vetëm është thënë, është këngë e mirë dhe vetëm kaq. Kemi parë performanca shumë të çuditshme, puthje në buzë, femra dhe meshkuj topless. Nuk e di pse Ronelës i ndodhi kjo. Ne kemi 6 ditë në Torino dhe ne kemi dal për shopping për qejfin tonë dhe na ndalonin njerëzit, madje dhe shqiptarë pafund. Edhe të gjithë janë të çuditur se pse i ndodhi Ronelës kjo”, u shpreh Niko.

Të fundit