Flash News

POLITIKOFF

Eurovision refuzon përjashtimin e Izraelit nga konkursi i këtij viti

Eurovision refuzon përjashtimin e Izraelit nga konkursi i këtij viti

Eurovizioni ka refuzuar propozimin për të përjashtuar Izraelin nga konkursi i këtij viti.

Pas luftës në Gaza, disa vende janë shprehur në favor të përjashtimit të Izraelit nga gara.

“Krahasimet midis luftërave dhe konflikteve janë komplekse dhe të vështira dhe si një organizatë mediatike jopolitike, nuk na takon ne t’i bëjmë ato,” i tha AFP Noel Keren, drejtor i përgjithshëm i Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU).

Ai tha se EBU ishte “i vetëdijshëm” për zërat që favorizonin përjashtimin e Izraelit nga konkursi i këtij viti, në të cilin vendi do të përfaqësohet në maj nga këngëtari Eden Golan.

Megjithatë, Eurovision Song Contest është një ngjarje muzikore jopolitike dhe një garë ndërmjet transmetuesve publikë, anëtarë të EBU-së. Kjo nuk është një garë mes qeverive”, tha Keren. Në rastin e Izraelit, sipas tij, “organet tona drejtuese… arritën në përfundimin se transmetuesi publik izraelit Kan i përmbushi të gjitha rregullat e konkursit për këtë vit dhe se mund të merrte pjesë ashtu siç ka marrë për 50 vitet e fundit.”

 

Të fundit