Flash News

POLITIKOFF

Eva Mendes tërhiqet nga rrjetet sociale sepse ia kërkuan fëmijët

Eva Mendes tërhiqet nga rrjetet sociale sepse ia kërkuan

Përmes një postimi në Instagram, aktorja e njohur Eva Mendes ka këshilluar prindërit - e frymëzuar nga eksperienca e saj personale - duke thënë se duhet të jenë më prezentë në jetën e fëmijëve të tyre.

Ajo shprehet se është distancuar nga mediat sociale pasi vajza e saj ju ankua që qëndron shumë në telefon.

“Nuk kam postuar së fundmi sepse e vogla ime më tha që rri në telefon shumë. Ajo e mori çdo gjë personale sepse është fëmijë. Ata e lidhin çdo gjë me veten, nëse ne nuk ua bëjmë të qartë t’i interpretojnë gjërat ndryshe. Kështu që ne patëm një bisedë. I kërkova falje dhe i premtova që do i kushtoja më shumë vëmendje. Kuptova që fakti që jam me ta në shtëpi nuk më bën realisht prezente në jetën e tyre”, ka shkruar Mendes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eva Mendes (@evamendes)

Të fundit