Flash News

POLITIKOFF

Evi Reçi sqaron për herë të parë raportin me Flori Mumajesin

Evi Reçi sqaron për herë të parë raportin me Flori

Evi Reçi prej disa vitesh moderon emisionin e pasdites në "Vizion Plus", por ajo përveç gazetarisë, është dhe këngëtare dhe herë pas here merr pjesë në festivale dhe më rrallë publikon dhe klipe muzikore.

Gjatë kohës që ishte aktive në muzikë, Evi ka bashkëpunuar shumë me Flori Mumajesin, ku bashkë realizuan këngën e famshme , “I ngjan asaj”. Dhe raporti i ngushtë mes tyre ka bërë që shpesh të përflitet dhe për një lidhje dashurie mes tyre.

Për herë të parë, Evi ka folur për këtë raport dhe ka mohuar të ketë pasur diçka mes tyre:

“Mu desh të shkëputesha për studimet e universitetit. Takohemi më rrallë por dëgjohemi. Jam shumë mirënjohëse ndaj Florit. I jam falenderuese për këngët që më ka dhuruar. Është një jo e madhe sepse nuk ka pasur më tepër se kaq. Përtej miqësisë dhe afrimitetit që kishim si miq, vetëm bashkëpunime kemi pasur."

Të fundit