Flash News

POLITIKOFF

Facebook sqaron problemet që u krijuan për përdoruesit

Facebook sqaron problemet që u krijuan për përdoruesit

Rrjeti i famshëm social, Facebook sërish ka hasur probleme. Ditën e djeshme u raportuan një numër i madh përdoruesish, që kishin probleme me funksionimin e Facebookut.

Facebook sqaron problemet që u krijuan për përdoruesit

Sipas statistikës së ueb-faqes, më shumë probleme kishin përdoruesit e Facebookut në aplikacionin e telefonave celularë, më pas versioni desktop dhe një numër i vogël i përdoruesve që kishin probleme për t’u kyçur në llogarinë e tyre në Facebook. Përdoruesit raportuan probleme pasi nuk shfaqeshin postimet e miqve në faqen kryesore. Në vend të kësaj ata shihnin postimet e personave të panjohur dhe shumë të “dyshimtë”.

Facebook sqaron problemet që u krijuan për përdoruesit

Pas kësaj përfaqësues të kompanisë Facebook kanë shpjeguar se pse ky rrjet social pati probleme me shfaqjen e postimeve të personave të panjohur nëpër profilet e shumë përdoruesve. Alexandru Voica, menaxher i komunikimit në Meta, është shprehur nëpërmjet një postimi se:

"Një ndryshim konfigurimi bëri që disa njerëz të kishin probleme me Feed-in e tyre në Facebook. Ne e zgjidhëm çështjen sa më shpejt që ishte e mundur për të gjithë ata që u ndikuan nga kjo dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim."

Rikujtojmë se, kërkimet e bëra së fundmi kanë konfirmuar atë që shumë prej nesh dyshonin tashmë, që Facebook është për të moshuarit dhe të rinjtë përdorin më shumë rrjetin social TikTok. Sipas Qendrës Kërkimore Pew, përqindja e adoleshentëve amerikanë midis 13 dhe 17 vjeç që thonë se përdorin Facebook ka rënë nga 71% nga viti 2014 dhe në vetëm 32% këtë vit.

Të fundit