Flash News

POLITIKOFF

Familja mbretërore do të jetë për herë të parë në premierën e episodit të fundit të "Agjentit 007"

Familja mbretërore do të jetë për herë të

Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwall dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të marrin pjesë në premierën botërore të shumëpritur të filmit të ri të James Bond 'No Time To Die' javën e ardhshme.

Charles, Camilla, william dhe Kate do të ecin në tapetin e kuq për të takuar yllin e 007 Daniel Craig dhe anëtarët e tjerë të kastit përfshirë Rami Malek, Lea Seydoux dhe Lashana Lynch.

Mbretërorët do të njihen me skenaristët Phoebe Waller-Bridge, Neal Purvis dhe Robert Ëade. Ata gjithashtu pritet të takojnë Billie Eilish dhe vëllain e saj muzikant Finneas O'Connell, të cilët kanë shkruar së bashku këngën e re, kolonë zanore e filmit.

Eventi do të zhvillohet në Royal Albert Hall në Londër të martën, 28 shtator.

Një numër punonjësish të kujdesit shëndetësor dhe anëtarë të Forcave të Armatosura do të bashkohen me anëtarët e familjes mbretërore në auditor për të parë filmin si një falënderim për punën e tyre gjatë pandemisë Covid-19.

Princi Charles është mbrojtës i Institutit Britanik të Filmit, ndërsa djali i tij Princi William është president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit (Bafta).

Katër anëtarët e familjes mbretërore u takuan për herë të fundit publikisht në Samitin e G7 në Cornëall në qershor, ku ishte e pranishme edhe Mbretëresha.

'No Time To Die' është filmi i 25 -të Bond dhe i pesti dhe i fundit që shfaq Craig si James Bond. "Unë kam dashur çdo sekondë të këtyre filmave," tha ai kohët e fundit në dokumentarin e Apple TV.

Të fundit